Muhamed Sejdini është zyrtarisht kandidat i vetëm në zgjedhjet për kreun e FFMV-së, të cilat do të mbahen më 17 mars në Ohër. Kjo ende nuk është zyrtare pasi në këto momente LFK , të Kërçovës, ndërsa Alsat mëson se Sejdini, në kuvendin e kësaj lidhje do të merr përkrahjen për të qenë kandidat për president të FFMV-së. Sot më herët Vllatko Kostov, është tërhequr nga gara për president të FFMV-së. Kostov në deklaratën e tij thotë se nuk ka ndërmend që për të pestën herë të paraqes kandidaturë për ta marrë numrin një të futbollit vendor. Kuvendi zgjedhor i FFMV-së, do të mbahet më 17 mars në Ohër, ndërsa kandidaturat duhet të dorëzohen deri më 25 shkurt. Deri më sot nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare. Sejdini deri më tani ishte ushtrues detyre president i FFMV-së.

