E diel, 1 Qershor, 2025
21.8 C
Skopje

EKSKLUZIVE / Dëshmi të reja për Shkupin shqiptar

Gazetari mirenjohur Shkelzen Halimi prezenton fakte te reja per autoktoninë e shqiptarëve në Shkup. Ai në një postim në rrjetet socijale shkruan:

FAKTET DHE HESHTJA E MADHE SHQIPTARE

Shqiptarët kot harxhojnë energji për ta bindur (me deklarata) palën maqedonase se (në numër) në Maqedoni janë mbi 20 për qind dhe se zyrtarizmi i gjuhës shqipe është i ligjshëm. Matrica mentale e disa individëve, nën ndikimin e politikave antishqiptare, akoma nuk mund ta perceptojë realitetin dhe në vend të kësaj, përmes formave të ndryshme, bëjnë trysni të ndryshme, duke mbjellë jo vetëm urrejtje, por edhe duke pasur qëndrime fashizoide.
Nga ana tjetër, shqiptarët, si gjithnjë, duke mos qenë të koordinuar për çështje vitale, veprojnë kush si të dijë. Natyrisht, të parët paraqiten “analistët”, të cilët ose radhisin fjalë pa përmbajtje ose atë që e thonë gojarisht, as vetë nuk e kuptojnë. Kurse ata që duhet të flasin, ata heshtin, duke u fshehur dhe duke u arsyetuar se edhe këto probleme janë të politikanëve.
Nëpër arkiva, biblioteka e depo janë me qindra e qindra dokumente që flasin për autoktoninë e shqiptarëve edhe në Maqedoninë e sotme, për numrin e tyre, për gjuhën e tyre, por edhe për historinë e tyre mjaft të bujshme. Këto fakte, kryesisht i paraqesin autorët jo shqiptarë. Kemi hapur universitete, katedra, institute, në të cilat është thënë se do të punojnë punëtorë shkencorë, por që fatkeqësisht, akoma nuk kanë marrë guximin që të qëndrojnë në ballë të prezantimit të fakteve të shkruara këtu e qindra vjet më parë. Përpjekjet e dy-tre individëve që me mish e me shpirt mundohen ta paraqesin të vërtetën historike, është një përpjekje që thjeshtë humbet në heshtjen e madhe të shqiptarëve.
Në vitin 1908, Sali Asim (1869 – 1936), në 10 faqe dhe në vitin 1932 në variant më të zgjeruar, boton një broshurë me titull “Historia e Shkupit dhe rrethi të tij”, e cila broshurë, nga osmanishtja, në vitin 2005, çuditërisht botohet në gjuhën maqedonase. Midis tjerash, Sali Asim, atëbotë një personalitet i shquar, i lindur dhe vdekur në Shkup, tri herë kryetar i Komunës së Shkupit, dymbëdhjetë vjet kryetar i Gjyqit të Shkupit, në këtë broshurë bën fjalë edhe për numrin e banorëve dhe gjuhët që fliteshin në Shkup (faqen e broshurës e japim në maqedonishte, me qëllim që të mos lëmë pikë dyshimi).
Janë me mijëra e mijëra fakte që flasin për politikat e vrazhda antishqiptare (shpërnguljet) edhe në periudhën komuniste, por edhe në periudhën post-komuniste. Duhet vetëm t’i përvjelim krahët, të hulumtojmë gjithandej nëpër arkiva, depo e biblioteka dhe ta nxjerrim të vërtetën e argumentuar se shqiptarët nuk janë pakicë dhe se ka kaluar koha kur ata qenë “gozhduar” në pozicionin e lypësit të të drejtave. Heshtja shqiptare vetëm se i legjitimon konstatimet e politikave antishqiptare.

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Policia me detaje për aksidentin në Gostivar ku humbi jetëm 33 vejçarja nga Bogovina

Me datë 31.05.2025 në ora 15:30, në SPB Tetovë...

Hyn në fuqi ligji i ri për energjetikë! Inxhinierët: Të mos ketë fatura arbitrare për rrymën

A do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë fatura arbitrare...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Nesër në Shkup regjim i posaçëm qarkullimi

SPB Shkup informon qytetarët se nesër duke filluar nga...

Alarmante/ Deri në vitin 2070, Maqedonia rrezikon të mbetet me vetëm 500.000 banorë

Shkup, 30 maj – Ekspertët po paralajmërojnë për një...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads