E premte, 9 Maj, 2025
20.8 C
Skopje

Limaj – Kasami: Është bërë një hap i madh me miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në një takim kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Limaj e ka uruar Kasamin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat mundësuan ndryshimin e emrit të shtetit.

Ai ka vlerësuar lart kontributin e Lëvizjes Besa dhe të partive shqiptare në miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Limaj ka thëne se deputetët e Parlamentit të Maqedonisë, me votën e tyre pro marrëveshjes se Prespës për ndryshimin e emrit, zgjodhën rrugën e integrimeve evropiane.

“Është bërë një hap i madh me miratimin e këtyre ndryshimeve. Vlerësoj se kjo i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë ndër tjerash Limaj.

Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se Maqedonia e ka mbyllur një çështje shumë të rëndësishme. Ai ka theksuar se Lëvizja Besa do të vazhdojë të angazhohet në funksion të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. (Koha.mk)

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads