Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se në raportet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk ka vërejtur ndonjë qëndrim rezervues apo ndjenjë superioriteti ndaj gjuhës shqipe. Megjithatë, Rama theksoi se kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ketë vigjilencë dhe vëmendje për të mos lejuar asnjë prapakthim në raport me gjuhën shqipe

“Për hir të së vërtetës, dua të them që kryeministri Mickoski nuk më ka lënë në asnjë moment përshtypjen e dikujt që ka rezerva ndaj gjuhës shqipe apo që ka një qasje superioriteti të gjuhës maqedonase ndaj shqipes. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se ne nuk do të jemi vigjilentë dhe të vëmendshëm, apo se mund të tolerojmë në heshtje ndonjë prapakthim në raport me gjuhën shqipe“, deklaroi Rama në Podkastin “Rishtaz” në Koha./tv21.tv

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar...

Skandal në Ndërmarrjen e Transportit Publik në Shkup: Punonjësit kapen duke vjedhur naftë në garazhet e ndërmarrjes

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se punonjës...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Artikuj të ngjashëm