Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për vrasjen e 38-vjeçarit, që ndodhi gjatë fundjavës pranë Liqenit të Smilkovës, në afërsi të Shkupit, raporton televizioni Telma.Sipas informacioneve fillestare, viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes së madhe, pasi ishte qëlluar në këmbë.

Trupi i pajetë ishte gjetur nga një kalimtar i rastit të shtunën në mëngjes. Në kuadër të hetimeve janë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë dhe sistemi “Safe City”.

Telefoni i viktimës ishte gjetur në automjetin e tij.

Motivet e vrasjes dhe identiteti i personit të dyshuar ende nuk janë bërë të ditura.

Më të lexuara

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm