Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Norvegji Driton Kuqi ka njoftuar se do të takoj qytetarët në qytetin e Haldenit, njofton derveni.mk.
”Të nderuar bashkatdhetarë,
Të nderuar bashkëvendas,
Shumë E dashura Diasporë,
Ju njohtoj se nesër më datë 22.05.2026, e premte me fillim në ora 15:30-18:00, do të vizitoj qytetin e Haldenit. Takimi do të mbahet në Lokalet e Bashkësisë Kulturore Fetare Shqiptare në Halden (në qendër të qytetit përballë Tista centre).
Me kënaqësi do doja të takoj bashkëvendasit e mi, me të cilë do të bashkëbisedojmë për gjendjen, sugjerrimet, idetë dhe propozimet që kanë të bëjnë me mërgatën tonë në Mbretërinë e Norvegjisë.
Me respekt,
Dr. Driton Kuqi – Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Norvegjisë, thuhet në njoftim nga ambasadori Driton Kuqi./derveni.mk

