Tragjedi në autostradën A3 në Kroaci: Kamioni nga Maqedonia e Veriut shkrumbohet, shoferi humb jetën

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi pasditen e djeshme, pak para orës 15:00, në autostradën pranë Slavonski Brodit, në afërsi të vendpushimit Sredanci, ku një automjet transporti u përfshi nga flakët.

 

Grand Kozmetik

Sipas informacioneve të para, kamioni me targa të huaja po lëvizte nga drejtimi i Zhupanjës në drejtim të Slavonski Brodit kur, për arsye ende të panjohura, shpërtheu zjarri. Brenda një kohe shumë të shkurtër, mjeti u përfshi nga një flakë e fuqishme, ndërsa u dëgjuan edhe shpërthime. Dëshmitarët bënë me dije se shoferët e tjerë dhe pjesëmarrësit në trafik u përpoqën ta ndihmonin shoferin, por për shkak të intensitetit të zjarrit dhe detonimeve, nuk mundën t’i afroheshin. Si pasojë e zjarrit, kamioni theu parmakun mbrojtës dhe për pak sa nuk kaloi në korsinë e kundërt.

 

Sipas informacioneve jozyrtare, shoferi mbeti i bllokuar në automjet dhe vdiq. Thuhet se bëhet fjalë për një shtetas të moshuar nga Maqedonia e Veriut. Në kamion nuk kishte persona të tjerë, megjithatë kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Për shkak të aksidentit, trafiku është zhvilluar me vështirësi në korsinë jugore nga ora 14:52, ndërsa vështirësi pati edhe në korsinë veriore pas orës 15:24.

 

Policia do të përcaktojë të gjitha rrethanat e këtij aksidenti të rëndë pas hetimeve.

 

Njoftimi i parë nga Policia e Brod-Posavinës (5 maj):

“Të martën, më 5 maj, në orën 14:18, Qendra Operative-Komunikuese e Policisë së Brod-Posavinës pranoi njoftimin se në autostradën A3 (drejtimi për në Breganë) pranë Sredanacit, ka ndodhur një zjarr në një kamion ku ndodhej një person. Mjeti, nga korsia jugore e autostradës, theu parmakun qendror mbrojtës dhe përfundoi në korsinë veriore, duke goditur një linjë elektrike. Të gjitha shërbimet e emergjencës janë dërguar në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të përcaktuar faktet dhe rrethanat lidhur me këtë ngjarje.”

 

PËRDITËSIM (6 maj, ora 07:40) – Raporti i Policisë së Brod-Posavinës:

“Të martën, më 5 maj, në orën 14:15, në autostradën A3 (zona e Komunës Donji Andrijevci), ndodhi dalja nga rruga e një grupi mjetesh dhe djegia e tij. Në këtë ngjarje një person humbi jetën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur targat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Është konstatuar se shoferi, ende i panjohur, po drejtonte mjetin duke lëvizur në korsinë jugore, kur doli nga rruga në anën veriore, theu parmakun metalik mbrojtës, goditi shtyllën e ndriçimit publik, kaloi në korsinë e kundërt veriore dhe pas lëkundjeve goditi sërish parmakun mbrojtës dhe një tjetër shtyllë ndriçimi. Si pasojë e shpërthimit të zjarrit, mjeti u dogj plotësisht së bashku me shoferin.

 

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar shërbimet emergjente. Gjatë hetimeve, trafiku është zhvilluar me ngadalësi në korsinë jugore nga ora 14:52 dhe në korsinë veriore nga ora 15:24. Gjithashtu, janë angazhuar punonjësit e HEP-it (Elektro-ekonomia e Kroacisë) për sanimin e rrjetit të dëmtuar elektrik, për shkak të së cilës trafiku në autostradë ka qenë i ndërprerë në intervalin kohor nga ora 18:48 deri në 19:15. Puna për verifikimin e fakteve të tjera dhe identifikimin e personit të vdekur po vazhdon.”

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina

Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë...

Artikuj të ngjashëm