Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kanë arritur dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garojnë së bashku me Vjosa Osmanin.

“Me votim në këtë trup (Kryesi) u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet për pjesën përgatitore. Pikë ishte edhe bashkimi i madh për të cilin jemi angazhuar, i njoftova Kryesinë dhe kryetarët e degëve me procesin. Votuam dhe u dakorduam të formalizojmë tash e tutje në bashkëpunim me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.

 

“Bashkëpunimi ynë është me një listë të përbashkët brenda LDK-së. S’ka parti të tjera brenda listës së LDK-së, mund të kemi koalicione të vogla me parti të tjera, tash po flasim për një bashkëpunim brenda LDK-së”, ka shtuar Abdixhiku derisa ka kërkuar nga mediat disa ditë kohë që “t’i finalizoj diskutimet me Osmanin për të përfunduar me votim formal në Këshill”.

 

Abdixhiku ka përgënjeshtruar raportimet se Osmani ka vendosur paraprakisht kushte për bashkëpunim.

 

“Asnjë kusht me Vjosën nuk e kemi pasur. Nuk është relacion kushtëzimesh, është relacion i kuptimit të nevojës së përbashkimit të të gjithëve brenda LDK-së, dhe ky nënkupton që ne ndërtojmë relacione mbi mirëbesim”, ka thënë ai.

 

I pyetur nëse Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, Abdixhiku ka thënë se nuk e ka problem të jetë ajo megjithëse ka shtuar se e sheh si kandidate “të duhur” për presidente.

 

“Pa asnjë problem. Besoj se Vjosa Osmani duhet të jetë kandidatja e shkëlqyeshme dhe më e duhur për presidente. Populli e dëshiron një gjë të tillë dhe jam i gatshëm t’ia mundësojmë popullit një kandidaturë të tillë. Renditja në listë nuk ka rëndësi”.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina

Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë...

Artikuj të ngjashëm