Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini: Dyshohet për keqpërdorimin e 700.000 eurove të UEFA-s

​Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini, është arrestuar në një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të realizuar në koordinim me Prokurorinë Publike, mëson “Skopje1” nga burime brenda hetimit.

 

​Sipas informacioneve fillestare, ai dyshohet për përvetësimin e rreth 700.000 eurove, mjete këto të ndara nga UEFA për FFM-në, të dedikuara për mbështetjen dhe ndërtimin e tribunës në Ohër.

 

​Jozyrtarisht, dyshimet për keqpërdorime janë konstatuar pas ardhjes së udhëheqësisë së re të federatës, pas së cilës rasti është denoncuar në institucionet kompetente.

​Hetimet janë në vijim e sipër, ndërsa nga institucionet deri më tani nuk ka detaje të tjera rreth rastit.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm