Fëmijët e Manastirit në Kryeministri, takim me Edi Rama

Me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir zhvilluan një vizitë të veçantë në Kryeministrinë e Shqipërisë, ku u pritën nga Kryeministri Edi Rama.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili theksoi se bashkë me zëvendësministren Romina Kuko Premti shoqëruan fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir në këtë takim simbolik.

 

Sipas tij, këta fëmijë janë shembull i përkushtimit për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare edhe përtej kufijve. Ata vazhdojnë të mbajnë gjallë gjuhën shqipe përmes leximit dhe dashurisë për librin.

 

“Çdo fjalë e mësuar dhe çdo libër i lexuar në shqip është një urë që lidh brezat dhe një dëshmi se bijtë e shqipes, kudo që janë, e mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre”, theksoi ambasadori.

 

Ai shtoi se aty ku ruhet gjuha shqipe, ruhet edhe shpirti i kombit. 🇦🇱📚🦅

 

Në këtë mënyrë, përmes librave dhe arsimit në gjuhën amtare, vazhdon të forcohet lidhja e shqiptarëve kudo që jetojnë me identitetin dhe kulturën e tyre kombëtare.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm