Arriti në Shkup me avion qeveritar grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë të evakuuar nga Izraeli

Grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Izraeli, ka mbërritur në mënyrë të sigurt në Shkup me avion qeveritar, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

 

Qytetarët u larguan fillimisht me rrugë tokësore drejt Egjiptit, ndërsa fluturimi drejt Shkupit u organizua nga ministria në koordinim me institucionet kompetente dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore. Transporti nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheikh dhe fluturimi qeveritar u siguruan plotësisht nga ministria.Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, qytetarët e evakuuar u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë, të evakuuar nga territori i Izraelit, të cilët u drejtuan drejt Egjiptit me rrugë tokësore, pasditen e sotme kanë ateruar në mënyrë të sigurt në Shkup me një avion qeveritar.

 

Evakuimi u realizua në koordinim me institucionet kompetente dhe me mbështetjen e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, ndërsa organizimi i transportit nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheikh, si dhe organizimi i fluturimit qeveritar për në Shkup, u siguruan plotësisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

 

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, qytetarët e evakuuar u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.

Ministria mbetet në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit e Maqedonisë që ndodhen në rajonet e prekura dhe vazhdon aktivitetet për kthimin e tyre të sigurt dhe në kohë në vend. Pritet që në ditët në vijim të përmbyllet procesi i evakuimit edhe i personave të tjerë që kanë shprehur gatishmëri për t’u larguar

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Ish-drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut nën hetim, dyshohet se shkaktoi dëm prej 11 milionë denarësh

Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në...

Artikuj të ngjashëm