SKANDAL NË MPB: Piloti kryesor drejtoi helikopterin me leje të falsifikuar

Një skandal i rëndë ka tronditur Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), ku një inspektor policie, i punësuar gjatë mandatit të ish-ministrit Oliver Spasovski, dyshohet se ka drejtuar për vite me radhë helikopterin e policisë duke përdorur një leje të falsifikuar. Sipas informacioneve, që ka siguruar portali „Skopje INFO“ gjatë kësaj periudhe, me këtë helikopter janë transportuar edhe figura të larta politike dhe ministra.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar padi penale kundër personit të punësuar si kryepilot në Departamentin e Njësive Ajrore. Ai dyshohet për veprën penale “Falsifikim i dokumentit” sipas nenit 378 të Kodit Penal.

 

Midis 27 shkurtit dhe 10 prillit 2023, personi në fjalë, në cilësinë e shefit të Njësisë Ajrore, ka tentuar të sigurojë autorizimin për instruktor të helikopterëve të tipit TRI BELL 206.

 

Pa plotësuar kushtet e nevojshme, ai ka shënuar në mënyrë të paligjshme në lejen e tij të ekuipazhit se posedon autorizimin TRI B-206, duke pretenduar se e kishte fituar atë që më 26 shkurt 2020.

 

Këtë dokument të falsifikuar ai e ka paraqitur si të vërtetë para autoriteteve të Policisë Ajrore në Brnik të Sllovenisë, si dhe në dy procedura administrative para Agjencisë së Aviacionit Civil për të regjistruar licencën e tij civile.

 

Rasti i është dorëzuar Prokurorisë kompetente, e cila pritet të vendosë për hapat e mëtutjeshëm të procedurës. Ky skandal ngre pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e fluturimeve zyrtare dhe kontrollin e personelit brenda strukturave më të larta të sigurisë në vend./SkopjeInfo.mk

@photo:MPB

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm