13.6% e nxënësve të moshës 13–15 vjeç në Maqedoni përdorin ndonjë produkt të duhanit

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, mbajti sot një press-konferencë së bashku me drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, si dhe Akim Ali, përfaqësues i World Health Organization dhe shef i zyrës së OBSH-së në vend, me rastin e prezantimit të rezultateve të hulumtimit global mbi përdorimin e duhanit tek të rinjtë. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se 13,6% e nxënësve të moshës 13–15 vjeç aktualisht përdorin ndonjë produkt të duhanit, që është prevalenca më e lartë e regjistruar deri më tani. Veçanërisht shqetësuese janë edhe të dhënat se 57% e të rinjve kanë qenë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit në shtëpi, ndërsa 55,4% kanë qenë të ekspozuar në ambiente të mbyllura publike.

 

“Ajo që është indikative për ne si krijues të politikave shëndetësore është se një pjesë shumë e madhe e nxënësve të anketuar e mbështesin masën për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura publike. Gjithsej 86,9% e të anketuarve e mbështesin këtë masë. Pikërisht për këtë arsye, propozim-ligjin e ri për mbrojtje nga duhani e sjellim si ligj për gjeneratat e reja, me një mesazh drejtuar të rinjve se shteti më në fund po qëndron në anën e tyre. Qëllimi thelbësor është denormalizimi i pirjes së duhanit, të cilin do ta arrijmë përmes katër shtyllave të ligjit: mbrojtje e plotë nga duhanpirja pasive; ulje e atraktivitetit përmes ndalimit të shitjes së produkteve me aroma karakteristike që krijojnë shije ose efekt ndijor të ndryshëm nga profili natyral i duhanit; kufizim i marketingut dhe ekspozimit; si dhe kufizim i disponueshmërisë dhe forcim i kontrollit të shitjes ndaj të miturve”, theksoi ministri Aliu.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm