Çashka mirëpret Presidentin shqiptar, Bajram Begaj

Shkup, 26 shkurt- Presidenti shqiptar Bajram Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, me çka ai sot ka vizituar edhe shqiptarët e Çashkës. Sipas kryetarit të komunës së Çashkës Suat Shaqiri, vizita e Presidentit Begaj përbën një moment të veçantë për komunën dhe për të gjithë qytetarët e saj. Ai theksoi se gjatë takimit kanë zhvilluar një bisedë të hapur dhe konstruktive, ku është diskutuar për forcimin e frymës multietnike në Çashkë, me theks të veçantë në barazinë dhe përfaqësimin e çdo qytetari pa dallim.

 

Kryetari i komunës ka shprehur mirënjohje për administratën komunale për angazhimin në organizimin e vizitës, si dhe një falënderim të veçantë për qytetarët shqiptarë për mikpritjen e ngrohtë të rezervuar për Presidentin në vendlindjen e tij, Jabollçishtë e Epërme.

 

Gjithashtu, ai falënderoi udhëheqësinë dhe stafin arsimor të Shkollës Fillore “Liria” për përkushtimin në pritjen e Presidentit, duke vlerësuar rolin e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme.

 

Në postimin e tij, Shaqiri theksoi edhe kontributin e mërgatës, e cila sipas tij, tre muaj më parë ka dhënë mbështetje të madhe, duke e cilësuar këtë vizitë si fryt të punës dhe angazhimit të përbashkët për forcimin e elementit kombëtar.

 

Në fund, ai bëri thirrje për unitet mes qytetarëve, pa dallime fetare apo kombëtare, duke theksuar se vetëm të bashkuar mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për të gjithë.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm