Më 21 shkurt 2026, inspektorët nga Njësia për Punë të Brendshme Kisella Vodë kanë dorëzuar padi penale kundër shtetasve të Sudanit, I.SH. (20), H.S. (20) dhe A.G. (19), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “grabitje në tentativë”.
Rasti ka ndodhur më 19 shkurt në rrugën “11 Tetori” në Shkup, ku viktima M.T. (27) u ndalua nga tre personat teksa shëtiste qenin e tij. Pasi ai deklaroi se nuk kishte para, të dyshuarit e kontrolluan me forcë nëpër xhepa dhe e sulmuan fizikisht duke i shkaktuar lëndime të dukshme.
Pas marrjes së masave operative, autorët u identifikuan dhe u dërguan në Qendrën e Pranimit për të Huaj, ku në prani të prokurorit publik u krye ballafaqimi dhe viktima i njohu ata plotësisht. Pas kësaj procedure, të denoncuarit u dërguan para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, i cili u caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

