Me kënaqësi zhvillova një takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, një takim që konfirmon vullnetin e përbashkët për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe komunitetit të biznesit.

Biseduam hapur për hapat e ardhshëm, idetë e përbashkëta dhe mënyrat konkrete se si mund të krijojmë kushte më të mira për zhvillimin e bizneseve vendore dhe për nxitjen e investimeve në Komunën e Sarajit. Energjia pozitive dhe gatishmëria për bashkëpunim ishin të dukshme gjatë gjithë takimit.
Ky takim u konkretizua me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi me Odën Ekonomike, e përfaqësuar nga Nuhi Aliu, U.D. Kryetar, Durim Zekiri, Drejtor Ekzekutiv, Xhemail Dauti, Kryetar Nderi dhe pronar i kompanisë Dauti Komerc, si dhe Sefedin Mustafa, Anëtar i Këshillit Drejtues.

Përmes këtij partneriteti synojmë të ecim përpara me iniciativa konkrete që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe në mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Sarajit.

