31 vjetori i themelimit të UT-së, Rexhep Meidanit i ndahet titulli “Doctor Honoris Causa”

Universiteti i Tetovës sot ka shënuar 31-vjetorin e themelimit. Në kuadër të ceremonisë së përvjetorit të themelimit të universitetit të parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë, është shpallur Doctor Honoris Causa ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani. Ai, pas marrjes së këtij titulli, tha se ndihet i lumtur, pasi Tetovën e ka vizituar shpesh dhe më pas ka qenë edhe ligjërues në këtë universitet.

 

“Ky nuk është vetëm një institucion i arsimit të lartë, por një histori e ndërtuar mbi sakrificë dhe përgjegjësi akademike. Universiteti i Tetovës u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994, në një kontekst të rëndë politik, juridik dhe shoqëror për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Themelimi i tij nuk ishte vetëm një akt formal juridik, por një akt i vetëdijes arsimore kombëtare, i dedikuar për mungesën e arsimit të lartë në gjuhën shqipe dhe për nevojën për barazi akademike”, tha Jusuf Zejneli – Rektor I UT-së.

 

“Për mua dhënia e këtij titulli ka një domethënie të veçantë. Gjatë viteve 1976–1981, disa herë në vit, pas një ligjërimi 20-ditor në Universitetin e Prishtinës, në rrugën e kthimit për në Shqipëri, një nga ndalesat ishte edhe Tetova. Këtu është strehuar përkohësisht familja ime republikane pas rrëzimit të republikës dhe instalimit të mbretërisë. Ndoshta kjo ndalesë ka qenë një parapërgatitje për kthimin tim si ligjërues 20 vite më vonë, me ftesë të ish-rektorit Sadi Bexheti, të ish-kolegut të Universitetit të Prishtinës, Lufti Istrefi, dhe me ftesë të mikut tim Rexhep Qosja, për të ligjëruar në Universitetin e Tetovës”, tha Rexhep Meidani – ish-presidenti i Shqipërisë.

Më të lexuara

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Bashkësia Islame: MERRET LEJA PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT TË RI ADMINISTRATIV PRANË KALASË SË SHKUPIT

NJË ARRITJE E RËNDËSISHME PËR BASHKËSINË FETARE ISLAME Pas shumë...

Shkollat e mesme në Shkup pajisen me makina të reja për pastrimin e dyshemeve

Shkollat e mesme në Shkup janë pajisur me makina...

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Arabia Saudite është renditur e para në botë në...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Një muaj paraburgim për Gjestin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit...

Artikuj të ngjashëm