Maqedonia Veriore merrë 750 milionë euro përmes Planit të Rritjes së BE-së

Bashkimi Evropian konfirmoi angazhimin e tij strategjik ndaj rajonit në vitin 2025: Maqedonia e Veriut është vendi i parë që përfiton nga Plani i Rritjes, me 52 milionë euro për reforma që do të lehtësojnë integrimin e vendit në tregun e vetëm evropian.

Bashkimi Evropian nuk është vetëm partneri më i madh tregtar i Maqedonisë – është partneri më i madh i zhvillimit dhe investimeve të vendit.

Në dekadat e fundit, Banka Evropiane e Investimeve ka investuar 1.6 miliardë euro në infrastrukturë, transport, energji, arsim dhe objekte shëndetësore dhe mbështetje për komunat.

Fondet evropiane financojnë modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, ndërlidhjet e gazit natyror dhe energjisë elektrike, investimet në burime të rinovueshme dhe furnizimin më të mirë me ujë. Falë këtij partneriteti, po zbatohen projekte që e bëjnë vendin më të lidhur me pjesën tjetër të Evropës dhe më konkurrues dhe të qëndrueshëm ekonomikisht.

Përmes programeve IPA, vendi mori më shumë se 265 milionë euro në kuadrin e fundit të programimit, duke përfshirë ndihmë të konsiderueshme energjetike prej 80 milionë eurosh. Këto fonde kontribuojnë në stabilitetin e sistemit energjetik, mbështesin kategoritë vulnerabël dhe nxisin tranzicionin energjetik.

Në vitin 2025, Bashkimi Evropian konfirmoi angazhimin e tij strategjik ndaj rajonit: Maqedonia e Veriut është vendi i parë që përfiton nga Plani i Rritjes, me 52 milionë euro për reforma që do të lehtësojnë integrimin e vendit në tregun e vetëm evropian.

Nga këto fonde, një total prej 24.4 milionë eurosh u ndanë si mbështetje buxhetore. Vlera totale e mbështetjes financiare për Maqedoninë e Veriut është 750 milionë euro. Kjo do të thotë mundësi të reja për tregti, investime, mbështetje financiare dhe qasje graduale në tregun e vetëm që do t’u lejojë qytetarëve tanë të ndiejnë disa nga përfitimet e integrimit në BE herët.

BE-ja investon në projekte me ndikim afatgjatë – infrastrukturë më të mirë, investime të gjelbra, përfshirje sociale, sipërmarrje konkurruese dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Ky partneritet nuk ka të bëjë vetëm me ndihmën financiare, por me transformimin sistemik që përmirëson kushtet e jetesës dhe të punës në vend.

Më të lexuara

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Bashkësia Islame: MERRET LEJA PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT TË RI ADMINISTRATIV PRANË KALASË SË SHKUPIT

NJË ARRITJE E RËNDËSISHME PËR BASHKËSINË FETARE ISLAME Pas shumë...

Shkollat e mesme në Shkup pajisen me makina të reja për pastrimin e dyshemeve

Shkollat e mesme në Shkup janë pajisur me makina...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Arabia Saudite është renditur e para në botë në...

Një muaj paraburgim për Gjestin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit...

Artikuj të ngjashëm