Ali Ahmeti: Lufta e UÇK-së është e shenjtë. Shqiptarët folën njëzëri për liri dhe drejtësi, djemtë tanë duhet të kthehen në shtëpi (VIDEO)

Pas Tiranës dhe Prishtinës, edhe Shkupi iu bashkua zërit të përbashkët për liri dhe drejtësi, duke u rreshtuar në mbështetje të kërkesës për çlirimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Kështu ka deklaruar lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij, shkruan Top24

 

Ahmeti theksoi se shqiptarët, kudo që janë, kanë folur me një zë të vetëm, duke e cilësuar këtë moment si një thirrje të qartë politike dhe kombëtare për drejtësi.

 

“Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi. Në emër të popullit, djemtë tanë janë të pafajshëm dhe lufta jonë ka qenë e pastër”, ka deklaruar Ahmeti.

 

Sipas tij, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e shenjtë, duke nënvizuar se ajo përfaqëson një përpjekje të përbashkët të gjithë shqiptarëve, pa dallim moshe apo gjinie.

 

“Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe për këtë arsye, të gjithë burra e gra, të rinj e të moshuar jemi UÇK”, është shprehur lideri i BDI-së.

 

Në fund të reagimit të tij, Ahmeti ka përkujtuar dëshmorët e kombit ndër dekada dhe shekuj, duke theksuar vazhdimësinë e identitetit dhe qëndresës shqiptare.

 

“Lavdi dëshmorëve të kombit dhe e përjetshme shqiptaria”, ka përfunduar ai.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Artikuj të ngjashëm