Shqipëria miraton buxhetin rekord prej 8.8 miliardë eurove

Pas mesnatës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 81 vota pro buxhetin e shtetit për vitin 2026. Totali i fondit buxhetor arrin në 886.7 miliardë lekë, ose rreth 8.8 miliardë euro, të cilat do të vihen në dispozicion të institucioneve shtetërore.

Të ardhurat pritet të rriten në 8.2 miliardë euro nga 7.7 miliardë euro që janë aktualisht. Kjo rritje atribuohet zgjerimit të aktivitetit ekonomik, vijimit të ritmeve të turizmit dhe përmirësimit të administrimit fiskal.

Borxhi publik për vitin 2026 parashikohet të ngjitet në 14.9 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro i këtij viti. Ndërkohë, rritja ekonomike është planifikuar në nivelin 4%, e mbështetur kryesisht nga sektori i turizmit dhe ai i ndërtimit.

Si ndahen fondet?

Buxheti i ri parashikon zbatimin e formulës së re të rritjes së pensioneve, që përfshin bonuse mujore. Për bonuset e pensionistëve janë planifikuar 100 milionë euro, ndërsa 16.5 milionë euro do të përdoren për indeksimin e tyre.

Po ashtu, buxheti mbështet rritjen e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, si dhe indeksimin me 2.5% të pagave në administratën publike duke nisur nga 1 janari.

Investimet publike për vitin e ardhshëm do të arrijnë në 1.8 miliardë euro, nga 1.6 miliardë euro të këtij viti.

Në shëndetësi, 13.5 miliardë lekë janë parashikuar për kompensimin e medikamenteve, ndërsa 1.5 miliardë lekë do të përdoren për barnat onkologjike.

Në lidhje me: Deputetët e miratuan buxhetin për 2026-tën! Për opozitën jozhvillimor, për pushtetin buxhet evropian

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Artikuj të ngjashëm