Hapet tuneli hekurudhor i 14-të, në linjën Beljakovc – Kriva Pallankë

mëngjes hapëm tunelin e parafundit, nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc në Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari, shkruan drejtori i Hekurudhave te Maqedonise.

 

Drejtori Sinisha Ivanovski, postoi një video në profilin e tij në Facebook nga hapja e tunelit të 14-të në seksionin hekurudhor Beljakovc – Kriva Pallankë, i cili është në ndërtim e sipër.

 

“Është mirë kur ka dritë në fund të tunelit. Herët këtë mëngjes hapëm tunelin e parafundit nga gjithsej 15, në seksionin hekurudhor nga Beljakovc-Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari”, ka shkruar zoti Ivanovski.

 

Ndërtimi i kësaj rruge është i mbushur me sfida, një nga më të mëdhatëështë shpimi dhe ndërtimi i tuneleve.

 

“Progresi i ndërtimit të të gjithë projektit nuk është në nivelin e dëshiruar, por do të doja të përgëzoja kontraktorin për suksesin e tyre në ndërtimin e tuneleve. Besoj se edhe në segmentet e tjera të ndërtimit, ata do të fillojnë të shënojnë sukses shumë shpejt që nga sot”, ka shkruar drejtori I Hekurudhave te Maqedonise Sinisha Ivanovski.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Artikuj të ngjashëm