E premte, 9 Maj, 2025
20.8 C
Skopje

Ali Ahmeti fton në takim kryetarët e partive nënshkruese të Deklaratës së Përbashkët

E martë, 27 Qershor 2017 17:14 Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u ka bërë ftesë të gjithë kryetarëve të partive politike parlamentare në Maqedoni, ku temë diskutimi do të jetë ”Deklarata e përbashkët e partive shqiptare” e përpiluar dhe e aprovuar nga të gjithë partitë shqiptare, përveç PDSH-së.

“Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkarisht ta mbikqyrim rrjedhën e zbatimit të Deklaratës, kam nderin që t’ju ftoj në takimin e rradhës të Kryetarëve të partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e mërkurë, më 28 qershor 2017 me fillim në ora 14:00 në hotelin Alexandar Palace në Shkup”,shkruhet në ftesën e Ahmetit drejtuar kryetarëve të partive shqiptare në Maqedoni.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads