Kallëzim penal për Oliver Spasovskin

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

 

 

 

I njëjti, sipas MPB-së, dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve duke dëmtuar buxhetin e shtetit për 5.565.927 denarë.

 

“Gjatë ushtrimit të funksionit të tij si ministër i Brendshëm, gjatë vitit 2021, O.S. ka shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet zyrtare për t’i mundësuar një subjekti juridik – për kontroll teknik në komunën Saraj – të përfitojë pasuri në mënyrë të kundërligjshme në shumën prej 5.565.927 denarë. O.S. veprën e ka kryer duke mos marrë vendim për heqjen e autorizimit për kontrollin teknik brenda afatit ligjor, bazuar në propozimin e dorëzuar nga njësia kompetente për çështjet civile. I njëjti e dinte se afati për vendimin për heqjen e autorizimit ishte maksimalisht 15 ditë nga dorëzimi i rastit, ai nuk e përmbushi detyrën e tij zyrtare në përputhje me nenin 65, paragrafi 3 të Ligjit për Automjete dhe nenin 5 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e dhënies dhe heqjes së autorizimit për subjektin juridik për kontroll teknik të automjeteve dhe kategoritë e automjeteve për të cilat jepet autorizimi”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Artikuj të ngjashëm