Më 08.12.2025, në orën 20:30, në vendin e quajtur “Nova Petla” në Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodica arrestuan R.R. (28) nga fshati Kopanicë, rajoni i Shkupit.
Gjatë kontrollit të automjetit “Peugeot” me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, u gjetën pesë persona migrantë nga Egjipti.

