Idriz Hoxha – ushtrues detyre, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale

Sot kisha nderin të marr vendimin për emërimin e z. Idriz Hoxha – ushtrues detyre, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale. Ky vendim vjen pas një procesi të kujdesshëm vlerësimi, me qëllim forcimin e profesionalizmit dhe rritjen e efikasitetit në funksionimin e shërbimeve.

Ndërmarrja Publike Komunale luan një rol thelbësor në ruajtjen e pastërtisë, mbrojtjen e mjedisit dhe funksionimin e pandërprerë të infrastrukturës komunale. Për këtë arsye, drejtimi profesional dhe vizioni i qartë janë vendimtarë për të siguruar efikasitet, transparencë dhe standarde të larta të punës.

Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për drejtoreshën e deritanishme znj. Miranda Rameti për punën e palodhur dhe përkushtimin e saj gjatë këtyre viteve.

Komuna e Sarajit mbetet e përkushtuar në zhvillimin e qëndrueshëm, rritjen e cilësisë së jetës dhe krijimin e një mjedisi të pastër dhe funksional për të gjithë banorët. Emërimi i sotëm është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të këtij misioni, shkruan në faqen e tii në facebook kryetari i Sarajit./derveni.mk

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Artikuj të ngjashëm