Dogana e Maqedonisë-Dega Tetovë kanë penguar një tentativë për kontrabandim të mallrave që ishin ngarkuar në Turqi dhe të destinuara për një importues nga Shkupi.
Sipas informacionit nga Drejtoria Doganore, bëhet fjalë për 2000 kg, ose 200 qese nga 10 kg secila, me pluhur për larje të rrobave me markën tregtare Ariel, që shkel të drejtat e pronës intelektuale.
Përmes Departamentit për masa jo-tarifore dhe mbrojtjen e të drejtave të pronës intelektuale, përfaqësuesi ligjor i pronarit të së drejtës konfirmoi se pluhuri i përmendur Ariel është i falsifikuar dhe për këtë arsye pajtohet për shkatërrimin e mallrave.
Pas përfundimit të procedurës, kundër kryerësit do të dorëzohet kallëzim i përshtatshëm.
Drejtoria Doganore thekson se përpjekjet e përditshme të doganierëve për të luftuar tregtinë e paligjshme dhe kontrabandën janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, parandalimin e kontrabandimit të produkteve të dëmshme për shëndetin, si dhe për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja e shkaktuar nga përbërja kimike e pakontrolluar.

