Helmim masiv i fëmijëve në shkollën “Dimo Haxhi Dimov”, të paktën 40 të sëmurë, prindërit thonë deri në 80

Helmim masiv i fëmijëve në shkollën fillore “Dimo Haxhi Dimov” në komunën Karposh, ku të paktën 40 nxënës të ciklit të ulët kanë shfaqur simptoma të rënda të dhimbjes së stomakut dhe ndjenjë për të vjellë. Disa prindër raportojnë se numri real mund të jetë edhe 80 fëmijë, ndërsa disa prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor.

 

Drejtoresha e shkollës, Lejla Nikoloska, ka konfirmuar se dje për mëngjes nxënësit kanë konsumuar drithëra me qumësht, ndërsa për drekë musakë, e përgatitur nga kompania “Vanilla Food”. Simptomat, sipas saj, janë paraqitur pas kthimit të fëmijëve në shtëpi.

 

Megjithatë, prindër të disa prej fëmijëve dyshojnë se burimi i helmimit mund të jetë edhe uji, pasi ka raste edhe mes nxënësve të klasave të 7-ta dhe të 8-ta që nuk ushqehen në kuzhinën e shkollës.

 

AUV, së bashku me inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar, Qendrës së Shëndetit Publik dhe Institutit të Shëndetit Publik, po kryejnë kontroll të jashtëzakonshëm në kuzhinën e shkollës, e cila është mbyllur përkohësisht. Janë marrë mostra nga ushqimi, sipërfaqet e punës dhe pajisjet, ndërsa do të zhvillohet anketë epidemiologjike sipas protokollit kombëtar.

 

Mikrobiologu Nikolla Panovski deklaroi se më e mundshme është që helmimi të jetë shkaktuar nga mishi i musakës, pasi qumështi nuk do të mund të helmonte një numër kaq të madh fëmijësh. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për salmonelë, sepse simptomat do të shfaqeshin pas 2–3 ditësh, e jo të njëjtën ditë.

 

Hetimet vazhdojnë, ndërsa prindërit kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi për incidentin alarmues.

Më të lexuara

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Bashkësia Islame: MERRET LEJA PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT TË RI ADMINISTRATIV PRANË KALASË SË SHKUPIT

NJË ARRITJE E RËNDËSISHME PËR BASHKËSINË FETARE ISLAME Pas shumë...

Shkollat e mesme në Shkup pajisen me makina të reja për pastrimin e dyshemeve

Shkollat e mesme në Shkup janë pajisur me makina...

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Arabia Saudite është renditur e para në botë në...

Një muaj paraburgim për Gjestin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit...

“Safe City” me funksion të ri nga dhjetori, kamerat do të regjistrojnë edhe parkimin e parregullt

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi “Safe City” pritet të...

Artikuj të ngjashëm