Sot kisha nderin të mirëpres në vizitë, ish kryetarin e Bashkisë së Përgjithshme të Bursës, z. Recep Altepe.

Kënaqësi e veçantë të pranoj urimet për zgjedhjen time si kryetar komune dhe të diskutoj për tema zhvillimore komunale me z. Recep Altepe, i cili shërbeu dy mandate në Këshillat Metropolitane të Bursës dhe të Bashkisë Yıldırım, si dhe në Asamblenë e Përgjithshme të BUSK. Ai gjithashtu shërbeu në Komitetet e Buxhetit, Çështjeve Financiare dhe Transportit të Këshillave Bashkiake.
Ne, si institucion komunë, do të angazhohemi që të ndërtojmë ura komunikimi me komunat nga Republika e Turqisë dhe të krijojmë kushte për projekte të përbashkëta ndërkomunale.

Ju Faleminderit përzemërsisht për vizitën dhe përkrahjen!, shkruaj në faqen e tij në facebook kryetari i Sarajit Muhamet Elmazi./derveni.mk

