Edhe këtë vit shumë nxënës mbetën pa libra, mësojnë nga shënimet dhe fotografimi i teksteve

Edhe këtë vit nxënësit po përballen me mungesën e librave. Kanë kaluar 15 ditë nga fillimi i vitit shkollor, ata ende nuk janë furnizuar mjaftueshëm me libra. TV21 ishte në disa shkolla të vendit. Nxënësit e shkollës “Petar Zdravkovski-Penko” të komunës së Butelit, u ankuan se jo të gjithë kanë marr libra dhe se detyrohen që t’i fotografojnë mësimet.

-Klasa e 9 jam, nuk na japin, nuk ka libra, prej arsimit.

Me çfarë mësoni?

-Nuk mund të shkruajmë pa libra, shumë keq.

Në shtëpi si mësoni?

-Duhet ndonjërit t’ia fotografojmë, prej nëpër telefona, sepse në shkollë nuk na lejojnë me telefona.

-Shumë pak kemi marrë 5-6 i kemi nuk na japin shumë libra edhe këto librat e reja që po na i japin na thonë që nëse i prishni duhet t’i paguani

-Mësuesja shkruan në tabelë ne i marrim prej atje.

-I kemi marrë vetëm 3 dhe tjerat nuk na i japin sepse nuk ka!

-Tani jam në shkollë të mesme te ekonomia, as atje nuk na japin!

Tentuam të komunikojmë me drejtoreshën e shkollës, por arritëm të marrim përgjigje

Mungesë të librave ka edhe në Tetovë. Nxënësit e gjimnazit Kiril Pejçinoviç thonë se më tepër mësojnë nga interneti.

-Nuk i kemi librat! Cili vit je? Unë jam viti dytë edhe mungojnë librat e sociologjisë, biologjisë

-Jo nuk i kemi të gjithë librat. Zakonisht na mungojnë librat e kimisë, fizikës, këto më kryesorët. Cili vit jeni? Ne jemi viti dytë. Nëse i marrim gjithë lëndët sa u mungojnë? Varet, pesë apo gjashtë, asnjëri nuk besoj se i ka të gjitha.

As nga drejtoria e kësaj shkolle nuk u përgjigjen se pse mungojnë libra.

Në Kërçovë shkuam te gjimnazi “Mirko Mileski”. Edhe atje i njëjti problem.

A keni libra?!

-Jo ende nuk kemi!

Cila klasë jeni?

-Viti i katërt!

-Jam viti parë!

A keni libra?

-Jo sot duhet të na i japin

Drejtori i këtij gjimnazi Branisllav Stojanovski thotë se 80% e librave është dorëzuar tek nxënësit.

“Librat janë shpërndarë që në ditet e para të fillimit të vitit shkollorë dhe funksionojmë normalisht, por duke marrë parasysh edhe ditën e sotme viti I parë i Gjimanzit në gjuhën maqedonase dhe turke librat pra përfshirë edhe ditën e sotme 80% janë dorëzuar ata janë libra të rinj bazuar në programin e ri që është I sjell nga ky vit të miratohet 2025-2026 dhe me ata duhet të vijnë edhe 2 ose 3 lëndë që i presim”, theksoi Branisllav Stojanovski – drejtor i SHMK “Mirko Mileski” .

Pyetën Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës se kur do të bëhet furnizimi i plot me libra, por deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm përgjigje.

Ndryshe, ministrja e arsimit Vesna janevska më 31 gusht tha se për të gjithë nxënësit janë siguruar tekstet shkollore. Sipas saj mbi 90% e tirazhit ishin shpërndarë, ndërsa pjesa e mbetur nëpër shkollat rajonale do të dërgoheshin në ditët e parë të vitit shkollor.

Më të lexuara

Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti,...

“Mos lejoni me u përsëritë” – Haradinaj sërish flet për vizitën e Listës Studentore Serbe në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ramush Haradinaj ka folur...

Ministri Hoxha zhvilloi një takim pune me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë

Në takimin Hoxha-Hriçová u theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira...

Fluksi në Aeroportin e Tiranës, Rama: 1.7 milionë pasagjerë vetëm në gusht

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të regjistrojë shifra rekord...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

Artikuj të ngjashëm