Rreth 35 kilogramë marihuanë u sekuestruan në rrugën Manastir–Prilep, arrestohet ish i dënuari

Më 03.09.2025, në rrugën rajonale Manastir–Prilep, zyrtarë policorë nga Departamenti për Kriminalistikë, SPB Bitola dhe Njësia Speciale “Tigrat” nga Byroja për Siguri Publike pranë MPB-së, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara për luftimin e tregtisë së paligjshme me drogë, parandaluan transportin e rreth 35 kilogramëve marihuanë.

 

Pas masave të mëparshme operative të ndërmarra kundër I.A. (36) nga Prilepi, i cili para 20 ditësh kishte përfunduar vuajtjen e një dënimi me burg prej 3.5 vitesh për veprën penale “tregti e palejuar me drogë”, në rrugën rajonale Bitola–Prilep është ndaluar një veturë e tipit “Golf”, e drejtuar nga I.A., dhe gjatë kontrollit të mjetit në bagazh janë gjetur dy çanta, në të cilat kishte gjithsej 35 pako me marihuanë, me peshë totale prej rreth 35 kilogramë.

 

Marihuana në orët e mëngjesit ishte transportuar nga Shqipëria, ndërsa I.A. duhej ta transportonte deri në kufirin shtetëror me Greqinë, ku droga do t’i dorëzohej një pale tjetër për transport të mëtejshëm drejt Turqisë.

I.A. është privuar nga liria në Stacionin Policor Manastir dhe pas përfundimit të dokumentacionit të plotë, nga ana e SPB Bitola ndaj tij do të dorëzohet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Bitola për vepër penale të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Më të lexuara

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

Ademi: Zgjedhjet e parakohshme janë më se të domosdoshme

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, në konferencën...

Ndërprerje e përkohshme e ujit në Rashçe, Kopanicë dhe Bojanë

Të nderuar, ju njoftojmë se të hënën, më 10.11.2025,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Gjendet i vdekur një person në autostradë, policia në kërkim të shoferit që e goditi

Një burrë me moshë të panjohur u gjet i...

Dorëhiqet një nga drejtorët e qeverisjes aktuale, ja kush vjen në vend të tij? (FOTO)

Ndryshim në drejtimin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari....

Artikuj të ngjashëm