Taravari uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Blerand Ramadani, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup. Në këtë ngjarje festive u nënvizua edhe njëherë roli jetik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në konsolidimin e paqes, demokracisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

 

Vlerat që përfaqëson SHBA – demokracia, liria dhe barazia – janë për ne udhërrëfyes të pandryshueshëm në ndërtimin e një shteti funksional dhe një shoqërie të drejtë.

 

Aleanca për Shqiptarët shpreh mirënjohje të veçantë për ambasadoren znj. Angela Aggeler dhe të gjithë stafin e Ambasadës për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që i japin proceseve demokratike në vendin tonë.

 

Aleanca për Shqiptarët, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe institucionet e SHBA-së, mikut më të madh dhe aleatit më të qëndrueshëm të shqiptarëve në rajon dhe në botë.

 

Gëzuar 4 Korrikun – Rroftë miqësia shqiptaro-amerikane!

Më të lexuara

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Artikuj të ngjashëm