Prej 1 korrik deri 31 gusht, në rrugët shtetërore të Maqedonisë futet regjim i përkohshëm veror i komunikacionit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave me masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe për ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta
Ndalesa do të vlejë për terminët në vijim:
– e premte prej orës 17 deri në orën 22
– e shtunë prej orës 9 deri në orën 22
– e diel prej orës 9 deri në orën 22
Në rrugën magjistrale në pjesën A2: Shkup – Ohër – Shkup (e vlefshme deri më 1 shtator), ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave, masa totale e të cilave tejkalon 7,5 ton, gjatë fundjavave, në intervalet e mëposhtme:
– e premte prej orës 15 deri më 22
– e shtunë prej orës 7 deri në orën 12 dhe prej orës 18 deri në orën 24 dhe
– të shtunën prej orës 7 deri në orën 22.

