E diel, 25 Maj, 2025
10.8 C
Skopje

Taulant Xhaka pensionohet nga futbolli aktiv

Baseli ka fituar 4:0 ndaj Luzernit të shtunën në ndeshjen e fundit të Taulant Xhakës si futbollist aktiv.

Emocionet ishin të shumta ende pa nisur ballafaqimi. Para ndeshjes së 407-të dhe të fundit për Baselin, Taulant Xhaka u përshëndet me të pranishmit.

“Është vështirë për mua sepse janë minutat e fundit për Baselin. Por kam dhënë gjithçka nga vetja”, ka thënë 34-vjeçari.

Pas 34 minutave, që lidhej me numrin e fanellës që ai mbante veshur, Taulant Xhaka u largua nga fusha e “St. Jakob-Park” për herën e fundit.

Baseli ishte duke fituar 1:0 falë golit të Albian Ajetit, kontrata e të cilit është vazhduar deri në vitin 2028. Njoftimi për vazhdimin e kontratës u bë i ditur para ndeshjes. Më pas shënuan edhe Philipp Otele, Anton Kade që realizoi me asistim të Xherdan Shaqirit, dhe Benie Traore.

Për Xhakën pati koreografi të shkëlqyer nga tifozët.

Xhaka në javën e kaluar e fitoi titullin e shtatë, ndërsa i ka edhe katër Kupa të Zvicrës. Të pestin e ka shansin ta fitojë javën e ardhshme ndaj Bielit.

Xhaka i ishte bashkuar të rinjve të Baselit në vitin 2003. I pranishëm në ndeshjen përshëndetëse ishte edhe vëllai i vogël, Granit Xhaka, mesfushori i Leverkusenit. Ai dha sinjale se mund të kthehet. “Njëri Xhakë po largohet, por një tjetër do të vijë shpejtë këtu!”, ka deklaruar Granit Xhaka.

Më të lexuara

TRAGJIKE në Shkup, vdesin dy persona

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku...

Rasti ‘Onkologjia’ Shkup: Prokuroria kërkoi paraburgim për dy ish-drejtorët, Vasev dhe Nuhi

Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me akuzat e...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Mësuesi sulmohet fizikisht nga ish-nxënësi 15-vjeçar në oborrin e shkollës në Çair

MPB njofton se më datë 23.05.2025 rreth orës 10:50...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Kamioni përmbyset në magjistralen Gostivar -Tetovë

Sot (24.05.2025) rreth orës 10.15 është raportuar se në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads