VLEN: Edhe LSDM po ikë nga BDI-ja, ku prek BDI as bari nuk mbin

VLEN përmes një kumtese thonë se edhe ish partneri i BDI-së në Qeverinë e kaluar LSDM po ik nga kjo parti.

 

“LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e rëndë për çdo partneritet dhe një makineri që prodhon vetëm kriza dhe korrupsion.

 

Pas viteve të servilizmit dhe përpjekjeve për të mbrojtur këtë parti të kalbur, LSDM tani po bën një hap të vonuar drejt distancimit nga BDI, duke kërkuar falje publike për dështimet e saj

BDI nuk është vetëm e izoluar nga qytetarët dhe votuesit, por edhe nga partnerët e saj të deridjeshëm. Kjo parti, që për 22 vite ka shkelur çdo normë të besimit duke krijuar një sistem ku mbizotërojnë krimi dhe korrupsioni, nuk ka më vend në politikë. Nuk mund të ketë bashkëpunim me një parti që e ka shkatërruar çdo institucion ku ka pasur qasje, duke e lënë vendin të ngecur në vendnumëro dhe qytetarët të zhgënjyer. BDI e ka dëshmuar se ku prek as bari nuk mbin!

 

BDI që për dy dekada ka zhgënjyer qytetarët dhe ka ndërtuar një sistem korrupsioni e abuzimi, sot ka mbetur vetëm me një partner në krim: Nikolla Gruevskin.

 

Me tentativat e tyre të orkestruara për destabilizim gjatë festave të Nëntorit, kjo klikë e harxhuar provoi edhe një herë se është e gatshme të sakrifikojë stabilitetin dhe interesin e qytetarëve vetëm për të mbrojtur mëkatet e veta.

 

Koha e BDI-së ka mbaruar! Është koha që kjo klikë e shkatërruar dhe e izoluar, e cila ka mbajtur peng zhvillimin dhe ka shkaktuar stagnim, të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

 

Ne si Koalicion VLEN jemi të angazhuar për një të ardhme të pastër, të drejtë dhe për një politikë që është në shërbim të qytetarëve, jo të interesave të ngushta të klikave politike” – thuhet në kumtesën e VLEN-it.

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nderprerja e gjirit

Ne momentin qe do te vendosni ti nderprisni dhenien...

Artikuj të ngjashëm