BDI: Dita e Gjashtë nga legalizimi i fyerjes ndaj Shqiptarëve

BDI përmes një kumtese ka shprehur shqetësim për aktin e rëndë nga zyrtari policor më 28 Nëntor ku hodhi flamurin shqiptar dhe ende nuk ka përgjegjësi.

 

“Kaloi dita e gjashtë që nga akti i rëndë dhe i papranueshëm ku një zyrtar policie, në sy të gjithë publikut dhe kamerave, heq dhunshëm flamurin shqiptar dhe e hedh atë në tokë me përbuzje. Ky akt flagrant, i cili poshtëron jo vetëm simbolin tonë kombëtar, por gjithë shqiptarët, mbetet ende pa asnjë pasojë për autorin.

 

Sot shënohet dita e gjashtë që ky zyrtar policie vazhdon të jetë i lirë, pa asnjë masë disiplinore, pa asnjë ndëshkim për veprimin e tij të turpshëm. Çfarë mesazhi po jepet me këtë? A po dërgohet sinjali se ofendimi i shqiptarëve, sulmi ndaj simboleve tona dhe përçmimi ndaj komunitetit tonë janë të tolerueshme dhe të pandëshkueshme?

 

Kjo heshtje e institucioneve, kjo mungesë e drejtësisë, është një fyerje e dyfishtë për shqiptarët. Është një mesazh i rrezikshëm që legalizon diskriminimin dhe thellon ndarjet në një shoqëri që pretendon të jetë demokratike dhe e barabartë për të gjithë qytetarët.

 

Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk mund të lejojë që një akt i tillë të kalojë pa ndëshkim. Drejtësia nuk mund të heshtë kur një simbol kombëtar dhunohet dhe kur një komunitet i tërë poshtërohet.

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Irani: Futbollistët e kombëtares duhet të hyjnë dhe largohen nga territori i SHBA-së në ditën e ndeshjes

Kombëtarja e Iranit për Kupën e Botës është njoftuar...

Artikuj të ngjashëm