Mickovski: Nuk do të kemi mëshire ndaj askujt, është akt agresioni djegja e flamurit të Maqedonisë gjatë festës së 28 nëntorit

-Ashpër e dënoj, gjithsesi paraqet akt të agresionit, këtë e tha mes tjerash kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me videot që u publikuan gjatë mbrëmjes se djeshme, ku shihe se si digjej flamuri i Maqedonisë së Veriut gjatë festës së 28 Nëntorit, përcjell TV21. Mickoski tha se ky rast vjen pas paralajmërimeve të tij se politikanë të caktuar përgatisin skenarë për destabilizim të vendit, ndërkaq tha se nuk do të ketë mëshirë as ndaj porositësve, por as ndaj kryerësve të këtyre veprave.

 

 

“Për shkak se është një grup i vogël i manipuluar, i izoluar, nga ata që i mbrojnë milionat e tyre. Ndërsa deri te ata që janë viktima potenciale të këtyre kriminelëve dhe dhunuesve politik, dua t’i paralajmëroj se nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt. Secili që do ta shkel ligjin dhe Kushtetutën, do të përgjigjet. Nëse mendojnë se janë të pa prekshëm dhe nëse mendojnë se këtë që po e flasim nuk është e vërtet, mendoj se fuqishëm do të dëshpërohen dhe do të jenë dëshmitarë që në tentimin e parë, për këto që gjatë ditës së djeshme janë arrestuar”, tha Mickoski./tv21.tv

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Artikuj të ngjashëm