Festa e 28 Nëntorit në Maqedoni, Toshkovski: Janë arrestuar 8 persona! Ashpër do t’u përgjigjemi skenarëve për destabilizim të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se gjithsej 8 persona janë arrestuar pas ngjarjeve gjatë festës në Maqedoninë e Veriut për 28 Nëntor, përcjell TV21. Toshkovski lavdëroi policinë për veprimet, siç i quajti ai, profesionale.

“Sfidat e mbrëmshme, që ishin drejtpërdrejt ndaj dinjitetit maqedonas. Nuk do të lejojmë veprime të këtilla të ndezin tensione ndëretnike në Maqedoni. Atë që e kemi folur, është se ka paralajmërime, ka tentime që do të djegin padurim ndëretnik në Maqedoni. Ja prova se e njëjta po ndodh. 4 nga ata persona janë arrestuar për shkak se kanë kryer shkelje, pjesëmarrje në rrahje. 4 persona të tjerë janë arrestuar për shkak se për ta kemi baza të dyshimit se kanë kryer vepër penale 390 nga Kodi Penal, ku është paraparë dënim minimal me 1 vjet burg.

Toshkovski tha se po vërtetohen paralajmërimet se persona të caktuar po përgatisin skenarë për de stabilizim të vendit.

“Dua të dërgoj porosi te të gjithë ata që e kanë ndërmend të shkaktojnë çfarëdo skenari për destabilizim të Maqedonisë. Ashpër do të përgjigjemi të çfarëdo tentimi”, shtoi Toshkovski.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së djeshme në rrjete sociale u publikuan disa video ku shihej se si përdhosej flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut, por edhe flamuri i Shqipërisë, nga grupe të ndryshme të qytetarëve./tv21.tv

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Artikuj të ngjashëm