Shtrejtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,70 % në raport me vendimin e datës 18.11.2024.

 

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,489 %, te nafta për 3,554 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,215 % dhe te mazuti për 2,312% . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen emëparshme, është më i lartë për 0,7524%.

 

Nga data 26.11.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 72,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 70,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 44,737 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë

për Amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,50 den/l dhe do të jetë 72,00 den/l.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,029 den/kg dhe do të jetë 44,737 den/kg.

 

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 26.11.2024.

 

Shitësit me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe të karburanteve për transport mund të vendosin çmime të veçanta për derivatet e naftës dhe të karburanteve për transport edhe më të ulëta se çmimet më lartë të përcaktuara.

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

Artikuj të ngjashëm