E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Jo më Qyteti i Shkupit, rikonstruimin e Sallës Universale e merr përsipër Ministria e Kulturës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar informacioni nga Ministria e Kulturës për transferimin e të drejtës për rikonstruimin e Sallës Universale, njoftoi sonte shërbimi për informim i Qeverisë.

Me këtë, e drejta për rikonstruim të Sallës Universale i transferohet nga Qyteti i Shkupit Ministrisë së Kulturës.

“Qeveria e angazhoi Ministrinë e Kulturës që pas marrjes së të gjithë dokumentacionit nga Qyteti i Shkupit, të shqyrtojë dokumentacionin projektues-teknik dhe financiar për rikonstruimin e objektit të IP Salla Universale dhe për mjetet e nevojshme financiare të sigurojë pëlqimin për ndërmarrjen e obligimeve të shfrytëzuesve të buxhetit për tre vitet në vijim (2024, 2025 dhe 2026). Qeveria e angazhoi ministren e Kulturës që të lidhë tekstin e dorëzuar të marrëveshjes për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve të ndërsjella ndërmjet palëve kontraktuese lidhur me rikonstruimin e objektit të Sallës Universale në Shkup”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads