E martë, 3 Qershor, 2025
26.8 C
Skopje

Alternativa: Në vend se të jetë President i popullit, Pendarovski vendosi t’i shërbejë interesit partiak të mosndëshkimit!

Alternativa përmes një kumtese ka akuzuar kreun e shtetit, Pendarovski se po i shërben interesit partiat në vend të atij të popullit, përcjellë Klan M.

”Ndjejmë keqardhje që presidenti i Maqedonisë së Veriut zgjodhi anën e gabuar. Nënshkrimi i tij në dekretin për shpalljen e ndryshimeve të turpshme në Kodin Penal, është urimi më i keq i mundshëm në 32-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Në vend se me popullin, ai bashkoi forcat me partitë antipopullore, të cilat për mosndëshkimin e veprave kriminale me korrupsion në radhët e tyre, shembën rendin juridik kushtetues.

Pendarovski nga sot nuk ka të drejtë të flasë për korrupsionin dhe perspektivën e Maqedonisë së Veriut në BE. Ai vuri nënshkrimin e tij për amnistimin e pasurimit të paskrupullt të personave të zgjedhur dhe të emëruar në kurrizin e qytetarëve në periudhën 2006-2023.

Kjo njollë do ta shënojë fundin e karrierës së tij politike” – thuhet në kumtesën e Alternativës

Më të lexuara

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy...

Arrestohet ish-Komandant Breza i UÇK-së, pas 22 viteve në kërkim

Pas gati dy dekadash në arrati, shërbimet e sigurisë...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Frymëmarrja nga kosheret e bletëve, trendi i ri që po përhapet në Evropë

Një praktikë e pazakontë po tërheq vëmendjen në Evropë:...

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i...

Fëmijët në RMV fillojnë të pinë duhan në moshën 13 vjeç

Shtatë nga 10 duhanpirës kanë filluar të pinë duhan...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads