Kreu i BFI-së Rexhepi në vizitë tek OVL UÇK në Prishtinë

Më 18 shkurt, 2020, në Prishtinë janë takuar Veteranët e Luftës. Në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, me bashkëpunëtorë.

Me mbledhjen ka kryesuar Hysni Gucati, Kryetar i OVL të UÇK-së. Është biseduar për zhvillimet e reja politike në Republikën e Kosovës, pas formimit të qeverisë së re, dhe për format dhe mundësitë e bashkëpunimit të kësaj shoqate me strukturat e reja qeveritare në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Kryetari i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, h. Sulejman ef. Rexhepi, ka çmuar lart kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka uruar 12-vjetorin e Pavarësisë dhe është shprehur i gatshëm për të ndihmuar në ngritjen e të gjitha hallkave të shtetësisë së Kosovës. Kontributi i OVL-UÇK-së në këtë drejtim – ka thënë ai – është i mirëseardhur për tërë Republikën e Kosovës dhe për rajonin në përgjithësi.

OVL-UÇK e Republikës së Kosovës me këtë rast ka ndarë edhe mirënjohje për veprimtarë të ndryshëm, në mënyrë të veçantë për kontributin e tyre gjatë Luftës për çlirimin e Kosovës nga thundra serbe. Kështu, me mirënjohje janë nderuar tre personalitete: prof. dr. Skënder Kodra, Avdil Rexhepi dhe Zekerija Islami. /Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Artikuj të ngjashëm