Zaev tregon se me çfarë kandidatë do të garojnë në vendbanimet shqiptare

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në Tv Globi, ka theksuar se në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shqiptarët, LSDM do të ketë kandidat shqiptar, përcjell Gazeta Express.

“Do të kemi kandidat shqiptar për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shiptarë, tek e para, e dyta, e treta dhe gjashta”, tha Zaev.

I pyetur nëse në këto njësi do të ketë edhe bartës të listës së LSDM-së, shqiptar, ai përgjigjet:

“Paraprakisht do ta masim rejtingun e tyre dhe pastaj në atë formë do të vendosim”.

Duke folur për zgjedhjet e 2016-tës, Zaev tha se LSDM në atë cikël zgjedhor ka marr 32 deri 35 mijë vota shqiptare.

“Presim këto vota t’i konfimojnë edhe gjatë zgjedhjeve të 12 prillit”, deklaroi Zaev.

Zaev tha se ai është politikani i vetëm maqedonas që ka punuar për shqiptarët dhe prandaj do të kërkon mbështetjen e tyre dhe do të kërkojë edhe koalicione me partitë shqiptare, dhe sipas tij VMRO-DPMNE aspak nuk ka të drejtë të kërkojë të njejtë gjë./Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Artikuj të ngjashëm