Fc Shkupi sot ka komunikuar transferimin e portierit 18-të vjeçar Canber Yurdakul, njofton Shenja. Portieri turk i cili te bardhekaltrit e Çairit ka ardhur në formë huazimi, dje kishte stërvitjen e parë me ekipin, teksa pritet të jetë vlerë e shtuar në formacionin e trajnerit Qatip Osmani.
Yurdakul te Shkupi erdhi nga radhët e Bursaspor, ndërsa gjithashtu është edhe anëtar i përfaqësueses U 19 të Turqisë.

