Djali nga Kumanova bie nga kati i pestë i ndërtesës, lufton për jetën

Një 15-vjeçari nga Kumanova ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese teksa luante me moshatarët e tij pasditen e sotme, raporton Alsat.

Ndihma e shpejtë ka njoftuar SPB-në e Kumanovës se në qendrën urgjente të spitalit të Kumanovës është çuar shtetasi E.S i (2005) me plagë të rënda në kokë.

Sipas të dhënave të para ai ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës “Zhitomel” në Kumanovë teksa luante me fëmijë të tjerë. Për shkak të seriozitetit të plagëve personi në fjalë është transferuar në qendrën urgjente në Shkup dhe ndodhet në repartin e reanimacionit. Ndërkohë që mjekët thonë se djaloshi ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe po lufton për jetën.

/Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Artikuj të ngjashëm