Lione Messi është duke kaluar nëpër një krizë të golave në dy ndeshjet e fundit.
Ylli argjentinas ka bërë 19 goditje në kuadrati e portës, mirëpo që nuk ka arritur të fusë topin në rrjetë.
Ndeshjet ndaj Valencias dhe Levantes, kanë treguar se 32-vjeçari vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për Barcelonën, mirëpo po i mungojnë golat.
Nga 19 golat që ka shënuar në këtë sezon, 14 prej tyre janë regjistruar në shtëpi, katër në transfertë dhe një në fushë neutrale, në Superkupë.
Është e qartë, pra, se ku Messi ndihet më rehat, në “Camp Nou”. Por, nëse Barça dëshiron të fitojë ndaj Athletic Bilbaos, asaj i duhet që argjentinasi të jetë shumë i motivuar për lojë.

