Policia arreston një banor të Studeniçanit, pasi tek ai gjeti 14 emigrantë

Policia gjatë mbrëmjes së djeshme ka gjetur 14 emigrantë gjatë kontrollit të një automjeti në autostradën Gjevgjeli – Demir Kapi dhe e ka arrestuar shoferin S.A.(25) nga fshati Studeniçan i Shkupit. Dymbëdhjetë emigrantë janë nga Afganistani, ndërsa dy nga Siria.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmë në orën 21:10 në afërsi të parkingut “Miletkovo”, në autostradën Gjevgjeli – Demir Kapi, është privuar nga liria S.A.(25) nga Studeniçani, i cili e ka drejtuar automjetin “folksvagen fejton”, me targa nga automjet tjetër, për shkak se gjatë kontrollit nga nëpunësit policorë në automjet janë gjetur 14 persona-emigrantë.

“S.A. dhe emigrantët u janë dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB-Strumicë për procedurë të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.

/Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Fundjavë me mot të ndryshueshëm, me re dhe shi

Maqedonia pret një fundjavë të zgjatur me shira të...

Artikuj të ngjashëm