LDK’ja ia voton Qeverinë e pakicës VV’së, nëse dështon marrëveshja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka ende hapësirë për marrëveshjen bashkëqeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tutje ka shtuar se Vetëvendosje ka arsye shumë të madhe ta qojë procesin përpara.

Ai një intervistë për Rtv 21 ka thënë se nëse dështon koalicioni atëherë ata do ta votojnë një qeveri të pakicës të Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse shton se këtë nuk do ta bëjnë me kushte.

“Mbetem me shpresë që të përfundohet ashtu siç ka filluar, që VV-ja ta shfrytëzojë mandatin dhe të tregojë vullnet të mirë. Unë mendoj që është çështje e Vetëvendosjes dhe Kurti duhet ta shfrytëzoj maksimalisht. Pas datës 4 shkurt nuk e dimë çfarë do të ndodhë, ne kemi pasur vullnet dhe kemi që ta bëjmë koalicionin me Vetëvendosjen”, ka thënë ai.

Mustafa tutje ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje e vetme, por shton se kjo është në dorën e partisë që ka dalë e para.

“Nuk duhet shumë të imtësohet kjo çështje, të dyshohet në qeverisjen e ardhshme, nuk jemi njerëz hyjnor dhe të pritet të arrihen rezultate hyjnore, jemi njerëz të zakonshëm dhe duhet ta bëjmë një qeveri për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

/Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Artikuj të ngjashëm