Të premten takimi i liderëve të partive në Maqedoninë e Veriut

Të premten në Shkup do të takohen drejtuesit e shtatë partive parlamentare që siguruan në mënyrë të pavarur hyrjen në Kuvend në vitin 2016. Darka e punës sipas informacioneve të 360 ​​gradë do të mbahet si pjesë e një seance të re të në dialogun Zhan Mone. Takimi pritet të fillojë të premten pasdite dhe të përfundojë të shtunën.

Në takim janë të ftuar, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kreu i VMRO-DMPNE-së Hristijan Mickoski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i Alternativës dhe Besës, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi si dhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Në kuadrin e e dialogut Zhan Mone vendin do ta vizitojnë disa anëtarë të ri të Parlamentit Evropian, në mesin e tyre është edhe raportuesi i ri për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kuçuk si dhe deputetët Andreas Fieder dhe Marion Walsman nga delegacionit i përzier i Komitetin të përbashkët parlamentar, BE-Maqedonia e Veriut.

/Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Artikuj të ngjashëm