Fondi për Inovacione e publikoi sfidën e tretë për hulumtuesit e rinj

Shkollat fillore dhe të mesme prej sot  deri më 16 mars, do të kenë mundësi të konkurrojnë në “Sfidën për hulumtues të rinj” e cila publikohet për herë të tretë nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZhT), njofton Derveni.info

Projektet që do të pranohen janë nga fusha e shkencave natyrore dhe teknike të cilat do të realizoheshin maksimum gjashtë muaj. Buxhet i përgjithshëm për sfidën vjetore është ndarë 6 milionë denarë ose prej 100.000 deri në 300.000 denarë për çdo projekt që do të përkrahet.

Për mësuesit – mentor të cilët do t’i udhëheqin ekipet janë të parashikuara nga 30.000 denarë, ndërkaq për nxënësit certifikata.

Kyçe gjatë zgjedhjes së projektit do të jetë ideja origjinale, kualiteti i projektit dhe zbatueshmëria e të njëjtit.

Me dy sfidat e deritanishme për hulumtues të rinj, Fondi për Inovacione ka përkrahur gjithsej 54 shkolla.

/Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Artikuj të ngjashëm