More

    556 vjet nga vdekja e Skënderbeut

    Sot mbushen plot 556 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.

    Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve.

    I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.

    Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.

    Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

    Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Krishterimit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.

    Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15 dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm. Mbeti në histori si luftëtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. U njoh si komandant i të gjitha fiseve Shqiptare dhe mbrojtës i Krishterimit.

    Arriti të ndalonte për 25 vite me radhë përhapjen e hordhive turke në Ballkan pa humbur qoftë edhe një betejë. Me luftën e tij heroike arriti të fitonte admirimin e të gjithë Evropës Krishtere. Në Shqipëri, Skënderbeu është një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte jetën e tij për idealet e tij, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij.

    Sot në Shqipëri kujtimi i tij është mjaft i gjallë, dhe kështu në nder të tij, që nga dita kur ai vdiq, mbiemri i tij u kthye ne emër nderi për djemtë.

    Dhe kështu njerëzit emërojnë fëmijët e tyre, në mënyrë që këta fëmijë t’i ngjajnë këtij Heroi. Për këtë në Shqipëri është një nder të quhet dikush Kastriot, por edhe një përgjegjësi e madhe që të mund ta nderojë dikush këtë emër në çdo moment./KosovaPress/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të...

    InfoMax: Bilall Kasami ka shitur 7000 m2 tek Monopolli për 7000 euro (VIDEO)

    Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka shitur afërisht 7000 m2 për 7000 euro tek Monopolli.   Në një dokument...

    Pritet rritje e çmimit të vezëve në vend

    Për shkak të gripit të shpendëve, çmimet e vezëve në vendet evropiane janë rritur në mënyrë drastike dhe çmimi...

    “Pranvera e dinjitetit”: Mesazhe nga Kalaja e Sellcës – Mos e prekni Marrëveshjen e Ohrit dhe Gjuhën Shqipe!

    Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të fillimit të luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” në rajonin e Pollogut...